Protesta e banorëve të e Zharrëzës…

Ishte viti 2017 kur nje pjese te banoreve te Zharrezes u duhej te marshonin ne kembe per 4 dite drejt Tiranes per te kerkuar te drejtat e tyre ne lidhje me demtimin e banesave qe shkaktoheshin nga kompanite hidrokarbure. Nje enigme qe edhe sot ka ngelur e pa zgjidhur per pjesen e asaj se cili ishte shkaktari i demeve, duke qene se ekspertet e caktuar nga shteti per te percaktuar origjinen e tronditjeve qe kishte pushtuar zonen qe prej vitit 2008 deri me 2017 terhiqeshin, ku ne nje menyre po te dyshimte qeverria ngarkoi asokohe me pergjegjesi kompanine Bankers Petroleoum LTD, ku banesat u vleresuan me nje ndarje prej 50% Bankersi dhe 50 % Shteti. Deri me sot qe po afron 2023 nuk dihet ende shkaktari, por ajo qe dihet eshte demi i parikuperueshem qe zona e Zharrezes pati kryesisht ne demtime te ndertesave, pa marre parasysh demin psikologjik apo ate financiar, vleresimet e bera jane te konsideruara prej shumices se banoreve te padrejta dhe te vleresuara ne menyre te percipte, vleresime te cilat u bene ne nje menyre aspak profesionale por ashiqare lane te hapura shkeljet per abuzime, vleresime te cilat edhe sot ne 2022 vazhdojne te kundershtohen prej disa banoreve qe ende nuk jane zhdemtuar dhe jetojne ne banesa te rrenuara.

Cfare ndodhi asokohe…

Fillimi dhe fundi i nje beteje qe ende nuk ka perfunduar…

Pas tre javësh grevë urie,pas një marshimi 126 kilometra nga Fieri ne Tiranë dhe një nate të kaluar me batanije jashtë Ministrisë së Energjetikës, banorët e Zharrëzës shprehën të vendosur të mos tërhiqen nga protesta derisa kërkesat e tyre për dëmshpërblim të plotë të shtëpive dhe pezullim të ndërhyrjes së Bankers Petroleum në puset e ujit të plotësohen.

Protestuesit i thanë BIRN të dielën se do të vazhdojnë të presin jashtë dyerve të ministrisë derisa të merret një vendim për fatin e tyre, ndërsa shtuan se kërkesat ia bënë të qarta zëvendës kryeministrit Niko Peleshi në takimin e të shtunës.

“Në shtëpinë tonë lëkundjet janë aq të mëdha sikur të gjendesh në një traget që lundron në det 8 ballë,” tha për BIRN Plarent Mamo. “Nuk do të doja kurrsesi që im bir të rritej në një pasiguri të tillë”, shtoi ai.

Që nga viti 2008, banorët e fshatit Zharrës jetojnë me frikën e tërmeteve të shumta, të cilat kanë shkaktuar dëmtime të rënda të shtëpive të tyre modeste në mënyrë të vazhdueshme. Banorët ia drejtojnë gishtin kompanisë Bankers Petroleum, e cila shfrytëzon basenin naftëmbajtës poshtë shtëpive të tyre, si dhe metodën e injektimit të ujit tektonik, që përdoret për të lehtësuar nxjerrjen e naftës mbi tokë, si shkaktare të tërmeteve, shkatërrimit të banesave të tyre dhe ndotjes së mjedisit.

Më 20 dhjetor të vitit 2016, qeveria urdhëroi Kompaninë të ndërpresë injektimin e ujit teknologjik në puset e lokalizuara rreth fshatit Zharrëz. Nga data e ndërprerjes së injektimit, sipas qeverisë nuk ka pasur lëkundje të tjera në zonë, ndërkohë që grupi i punës i qeverisë ka përfunduar raportin mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Sipas raportit, që BIRN disponon, 508 shtëpi kanë pësuar dëmtime të shumta ndërsa 44 banesa janë bërë të pabanueshme.

Kompania Bankers përjashton çdo mundësi të shkaktimit të aktivitetit sizmik si pasojë e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës.

Burimi i lajmit http://www.reporter.al

Leave a comment