Ekspertët Mjedisor shprehin shqetësimet reale dhe ekzistuese për ndotjen dhe gjendjen e lumit Gjanica aktualisht.
Intervista dhe fjala e aktivistit dhe ekspertit të njohur Mjedisor z.Lavdosh Ferunaj, për ndotjen në lumin Gjanica dhe për efektet e kësaj ndotjeje masive sic e quan ai, mbi shendetin dhe ekosistemin ne tërësi.
Më #15 Nëntor 2022 sheshi Fitorja Fier ora 16:00, Shoqata Ambientaliste Zharrëza organizon një tubim për mbrojtjen e lumit Gjanica në kuadër të projektit Ujë vs Nafta.
Urgjencë Mjedisore dhe Jetësore!
Gjanica kërkon ndihmën tuaj si qytetarë dhe banorë te Fierit, Patosit dhe Ballshit pra bashkojuni aksionit qytetar për mbrojtjen e lumit Gjanica, ejani ta shpëtojmë atë më dt #15 Nëntor
Uje vs Nafta është një projekt i cili mbështetet nga Leviz Albania dhe Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, dhe që zbatohet nga Shoqata Ambientaliste Zharreza. #levizalbania