Ekspertët Mjedisor shprehin shqetësimet reale dhe ekzistuese për ndotjen dhe gjendjen e lumit Gjanica aktualisht.
Intervista e aktivistit dhe inxhinierit të Mjedisit z.Besmir Agalliu, për ndotjen ne lumin Gjanica të cilën ai e cileson, si nje masaker mjedisore dhe nje vrasje mjedisore do te thoshte ai, vrasje për të cilën asnjë nga institucionet përgjegjëse për mjedisin nuk ka marrë ndonjë masë ndëshkuese ndaj këtyre ndotësve që të japë efektet për zgjidhjen e këtij problemi.
Më #15Nëntor 2022 sheshi Fitorja Fier ora 16:00, Shoqata Ambientaliste Zharrëza organizon një tubim për mbrojtjen e lumit Gjanica në kuadër të projektit Ujë vs Nafta.
Urgjencë Mjedisore dhe Jetësore!
Gjanica kërkon ndihmën tuaj si qytetarë dhe banorë te Fierit, Patosit dhe Ballshit pra bashkojuni aksionit qytetar për mbrojtjen e lumit Gjanica, ejani ta shpëtojmë atë më dt #15Nëntor 2022
Uje vs Nafta është një projekt i cili mbështetet nga Leviz Albania dhe Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, dhe që zbatohet nga Shoqata Ambientaliste Zharreza.