Ekspertët flasin për ndotjen në lumin Gjanica

Ekspertët Mjedisor shprehin shqetësimet reale dhe ekzistuese për ndotjen dhe gjendjen e lumit Gjanica aktualisht.

Intervista dhe fjala e aktivistit të shoqërisë civile dhe Biologut z.Nikollaq Dumani, për ndotjen në lumin Gjanica dhe për efektet e kësaj ndotjeje në impaktin në gjallesa dhe në shëndetin e njeriut, kjo ndotje deklaron ai, është e përmasave të jashtëzakonshme, ndërsa kompanitë e naftës mbrohen me ligjin e vetmonitorimit, sepse i mbron vet legjislacioni i cili është tejet evaziv. z.Nikollaq shton se shkalla e ndotjes kur përcaktohet në ligj nuk bëhet me dije për rastet kur është e rëndë apo edhe në rastin kur nuk është e tillë.

Më #15Nëntor 2022 sheshi Fitorja Fier ora 16:00, Shoqata Ambientaliste Zharrëza organizon një tubim për mbrojtjen e lumit Gjanica në kuadër të projektit Ujë vs Nafta.

Urgjencë Mjedisore dhe Jetësore!
Gjanica kërkon ndihmën tuaj si qytetarë dhe banorë te Fierit, Patosit dhe Ballshit pra bashkojuni aksionit qytetar për mbrojtjen e lumit Gjanica, ejani ta shpëtojmë atë më dt #15Nëntor 2022

Uje vs Nafta është një projekt i cili mbështetet nga Leviz Albania dhe Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, dhe që zbatohet nga Shoqata Ambientaliste Zharreza.

Leave a comment