Ekspertët Mjedisor shprehin shqetësimet reale dhe ekzistuese për ndotjen dhe gjendjen e lumit Gjanica aktualisht.
Intervista dhe fjala e aktivistit dhe ekspertit Mjedisor z.Olsi Nika , për ndotjen në lumin Gjanica dhe për efektet e kësaj ndotjeje dhe impaktin që ajo ka në ekosistemin ujor në mikrogjallesa, gjallesa dhe në shëndetin e njeriut. Normalisht thotë ai që këto shkelje parashikohen në legjislacionin Shqipëtar për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa zgjidhja thekson ai nuk është pastrimi i lumit, por thjesht që individët, bizneset mos ta ndosin atë.
Më #15Nëntor 2022 sheshi Fitorja Fier ora 16:00, Shoqata Ambientaliste Zharrëza organizon një tubim për mbrojtjen e lumit Gjanica në kuadër të projektit Ujë vs Nafta.
Urgjencë Mjedisore dhe Jetësore!
Gjanica kërkon ndihmën tuaj si qytetarë dhe banorë te Fierit, Patosit dhe Ballshit pra bashkojuni aksionit qytetar për mbrojtjen e lumit Gjanica, ejani ta shpëtojmë atë më dt #15Nëntor 2022
Uje vs Nafta është një projekt i cili mbështetet nga Leviz Albania dhe Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, dhe që zbatohet nga Shoqata Ambientaliste Zharreza. @levizalbania