Dje më dt.01.11.2023 në kordinim me ARM Fier, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Policine e shtetit u bë i mundur evidentimi, dhe ndalimi I një rasti flagrant ndotjeje. Shkarkimi I evidentuar ishte i llojit hidrokarbur të përzier me lëndë kimike në perroin e fshatit Zharrez, shkarkime këto të shoqëruara me një aromë mbytëse dhe të padurueshme, të cilat vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e banorëve dhe ekosistemit Mjedisore në tërësi.
Ne si organizatë do të vijojmë ti ngrejmë këto shqetësime, derisa institucionet të ndërgjegjésohen dhe të detyrojnë ndotësit që të përmirësojnë kushtet teknike në mënyrë që mos të shkarkohen më mbetje në përrenj e lumenj por ta rikthejnë në shtresa sipas procedurave dhe siç e kanë të parashikuar në bazën ligjore e të parashtruar në lejet Mjedisore.
#shoqatazharreza
#Syritv
#BashkiaPatos
#drejtoriaepyjevepatos
#Mbromjedisin
#ARMFier
#Policiaeshtetit
#AKM
#ministriaeturizmitdhemjedisit
#mbrojeten
#nopollution
#industrialwastewaters