Një takim i cili shërbeu për shkëmbim eksperiencash, njohurish dhe idesh për bashkëpunime të ardhshme, në kuadër të mbrojtjes së lumit Vjosa ose ndryshe Aos siç quhet në greqisht.
Në këtë takim, rrjeti i organizatave të jugut u njoh me potencialin e një lumi unik që lidh dy vende përmes rrjedhës së tij të përbashkët, duke ndërthurur ekosistemin, kulturën dhe bashkëjetesën mes njeriut dhe mjedisit.
Siç e theksoi dhe vet kryetari i bashkisë së Zagorias z.Γεώργιος Σουκουβέλος lumi është një dhe se ai është dhe rrjedh i lirë, e i tillë duhet të vazhdoj të jetë.
Përmes kësaj deklarate, urojmë që iniciativat e ardhshme për çështjen e Vjosës, tashmë shpallur park kombëtar, të sigurojnë mbrojtjen e gjithë lumit prej 192 km nga UNESCO, ashtu si pjesa në territorin grek.
#nationalpark#nature#culture#achievement#UNESCO