Ne diten e sotme janë vërejtur gjurmë të konsiderueshme të mbetjeve hidrokarbure, apo ndryshe edhe mvetje të ujit teknologjik që vjen si pasojë e përpunimit të produkteve dhe nënprodukteve të naftës.
Autoritetet e mbrojtjes së mjedisit Fier, Agjencia Rajonale e Mjedisit Fier edhe pse e ka lumin Gjanica përballë zyrave të veta nuk e vëren dhe nuk e ndjes aromën mbytëse të këtyre shkarkimeve.
Gjithashtu vihet re një pasivitet total nga autoriteti i Bashkisë së Fierit por edhe nga Mediat lokale në Fier.
Fieri është kthyer në një qytezë mesjetare ku çdokush që kalon aty mund të bëjë ç’të dojë dhe të guxojë çfarë ti vij për mbarë.
Pra të dashur bashkëqytetar jeni të lirë të bëni ç’të doni vetëm pse kaloni ose jetoni në Fier, askush nuk ju ndalon për asgjë sepse ligji dhe autoriteti janë të paqena dhe të papranishme në këtë qytet.
