Voice of Roma in Albania dhe SoS Fshatrat në Shqipëri që zbatojnë projektin Yeep II në Fier organizuan 2 seanca informuese me fokus mbi sfidat dhe problematikat e punësimit te të rinjtë. Gjatë një workshopi interaktiv, pjesëmarrësit ndanë mendimet dhe propozimet e tyre për hartimin e një liste rekomandimesh, me synimin për të përmirësuar politikat dhe mbështetjen ndaj të rinjve. Këto rekomandime do t’u dorëzohen më pas Ministrive përkatëse në formë raporti.
Në Shqipëri vendet e projektit janë Tirana, Lezha, Elbasani, Korça, Fieri. Zbatimi nga SOS CV Albania në bashkëpunim me katër OSHC lokale
Qëllimi i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies së 500 të rinjve në vështirësi nëpërmjet punësimit të tyre dhe integrimit social-ekonomik në 5 zona të Shqipërisë.
Projekti YEEP2 financohet nga Ministria Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (BMZ)
Në qytetin e Elbasanit zbatohet nga Tjeter Vizion
Ne qytetin e Lezhës nga QSHPLI – Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara
Në qytetin e Korçës nga Fondacioni Emanuel
Voice of Roma in Albania SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
