Ne jemi nje Organizate Mjedisore e cila ka fokus paresor mbrojtjen e ekosistemit i cili është elementi bazik për zhvillimin e jetës në planetin Tokë!
Shoqata Ambientaliste Zharreza ka fillimet e saja me grevat dhe protestat e vazhdueshme qe banorët e fushës Naftëmbajtëse zhvillonin kundër kompanisë së naftës Bankers Petroleoum, nisëm të cilën ata e çuan deri në fund, duke bërë të mundur kështu ndalimin e operacioneve të rrezikshme naftënxjerrëse të cilat shkaktonin tërmete artificiale pra të induktuara. Kështuqë prej 2017 Shoqata Zharrëza është bërë një zë i shtuar ndaj problematikave të zonës së Patos-Marinëzës por edhe më gjerë për ti dhênë apo gjetur zgjidhje problematikave që kanë lidhje kryesisht me mjedisin.
Mënyra e vetme për të filluar diçka është që ti lemë fjalët dhe të fillojmë veprimet.
Walt Disney
Janë zgjedhjet tona, Herri, të cilat na tregojnë se cilët jemi ne në të vërtetë, dhe pikërisht janë zgjedhjet tona në jetë të cilat shkojnë përtej aftësive tona.
J. K. Rowling
Në situata të vështira duhen njerëzit e duhur, vullneti i mirë, dhe besimi për të arritur atë që çka shumë të tjerë e quajnë të pamundur.
Mjedisi është Jeta jonë ndaj ne duhet të kujdesemi për të!